Flash

Apeli i Krimeve të Rënda shtyn për herë të shtatë gjyqin për grupin e Shullazit

Lapsi.al 23 April 2019
Apeli i Krimeve të Rënda shtyn për herë të shtatë

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka vendosur të shtyjë për herë të shtatë gjyqin ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë,  Gilmando Danit, Blerim Shullazit, Endrit Qyqjas dhe Endrit Zelës. Shkak për vazhdimin e këtij ngërçi procedurial është bërë mosparaqitja e avokatit të të pandehurit Dani, Denion Bogdanit, si edhe kërkesa për përjashtimin e kryesueses së treshes gjykuese, Saida Dollanit, nga ana e subjektit tjetër në gjykim, Blerim Shullazit. Ky i fundit e shpjegoi refuzimin e tij për vijimësinë e gjykimit, duke u shprehur se nën kryesinë e Dollanit ishte gjykuar më herët edhe në mosprani të avokatit.

Sakaq, një pjesë e trupës gjykuese është ndryshuar, për shkak të shkarkimit nga detyra të kreut të Apelit të Krimeve të Rënda, Fehmi Petkut, si pasojë e moskalimit të procesit të vetting-ut.  Për çdo riformartim të trupës së gjykimit, procesi rifillon nga e para, ndërsa shfuqizohen vendimet e marra në seancat e mëparshme.

Në nëntor të vitit 2018, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 55 vjet burg në total grupin “Shullazi”. Emiljano Shullazi, i cilësuar nga Prokuroria si drejtuesi i këtij grupi të strukturuar kriminal, do të vuajë dënimin me 14 vite burg, ndërsa dënimet për anëtarët e tjerë të grupit përshkallëzohen në rend zbritës. Kështu, Gilmando Dani u dënua me 12 vjet burg, ndërsa Endri Qyqa dhe Endri Zela do të shlyejnë barabar dënimin për 10 vjet burg. Ndërsa, Blerim Shullazi u dënua me vetëm 9 vjet burg. Megjithatë, ky vendim i instancës së Krimeve të Rënda është apeluar.

Sipas organit të akuzës, banda “Shullazi” në formën e  një grupi të strukturuar kriminal, kanë shantazhuar biznesmenin Ylvi Beqjan duke i marrë shumën e konsiderueshme të 550 mijë eurove dhe duke përfituar 30 % të ish-hotel “Vollgës” në Durrës. Gjithashtu, kanë kanosur edhe sipërmarrrësin Jani Zakon, me qëllim marrjen e një hapësire parkimi.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti me epiqendër në Krujë

Sipas IGJEUM, një lëkundje tërmeti me epiqendër në Krujë është regjistruar paraditen e sotme. IGJEUM ka raportuar se epiqendra ka qenë në një thellësi 16 kil...

11:12

Rrezik në det, pezullohen lundrimet

Moti i keq dhe erërat e forta kanë bërë që të pezullohet me një afat të papërcaktuar lundrimi detar në Vlorë. Trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka pezulluar ...

09:22

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI