Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Aeroporti i Vlorës/ Tërhiqen turqit, hapet gara ndërkombëtare

Lapsi.al 22 April 2019
Aeroporti i Vlorës/ Tërhiqen turqit, hapet gara

Së shpejti do të hapet gara për të ftuar investitorë në ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në lidhje me këtë aeroport ka përfunduar afati ligjor për koncesionin që në shtatorin e vitit të kaluar. Ministria konfirmon zyrtarisht se për ndërtimin e kësaj vepre do të ketë një garë ndërkombëtare.

Nuk do të jenë më turqit ata që do të marrin përsipër ndërtimin e aeroportit të Vlorës, sikurse ishte deklaruar një vit më parë me entuziazëm nga kryeministri Edi Rama. Nuk dihet se përse nuk është përmbyllur marrëveshja mes konsorciumit turk të tre kompanive Cengiz, Kalyon dhe Kolin Construction me qeverinë shqiptare.

“Lidhur me aeroportin e Vlorës. Ka përfunduar afati i ligjit për koncesionin e ‘Vlora International Aeroport’ që në shtator të vitit 2018. Konfirmojmë zyrtarisht se do të ketë një garë ndërkombëtare për ‘Vlora International Aeroport’ pasi interesi është i madh nga investitorët. Dhe ky proces do të përmbush të gjitha kushtet ligjore dhe elementët e transparencës." 

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë gara do të përmbajë kushtet e ndërtimit, operimit, transferimit për kompaninë që do të dalë fituese. Kjo kompani që do të ndërtojë aeroportin do të jetë një koncension për 35 vite e më pas do ta transferojë veprën në pronësi të shtetit shqiptar.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI