Flash

Zgjedhjet e 30 qershorit, regjistrohen edhe 9 parti opozitare

Lapsi.al 21 April 2019
Zgjedhjet e 30 qershorit, regjistrohen edhe 9 parti opozitare

Më 23 prill skadon zyrtarisht afati që i lë në dispozicion kodi zgjedhor partive politike për t’u regjistruar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 30 qershorit.

43 parti duan të jenë pjesë e garës elektorale, nga ku 35 janë regjistruar në KQZ ndërsa 8 të tjera kanë aplikuar për t’u regjistruar.

PS dhe 18 parti të tjera aleate te socialisteve, si PSD e Skënder Gjinushit apo PS e Moderuar e Gjergj Kojës kanë dorëzuar dokumentet në institucionin qendror të zgjedhjeve.

Por edhe në kampin e djathtë, është 5 numri i partive që janë regjistruar për garën vendore. Dikur aleatë të Bashës, Bashkimi Demokrat Shqiptar me kryetar Ylber Valteri, Partia Ora e Shqipërisë e drejtuar nga Zef Shtjefni, Bashkimi Liberal Demokrat e drejtuar nga Arian Starova, Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë e Arian Galdinit, si dhe Partia Kombëtare Konservatore e drejtuar nga Kujtim Gjuzi janë regjistruar për zgjedhjet vendore.

Ndërkohë, 9 parti të reja nga radhët e opozitës do t’i bashkohen garës elektorale për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Siç bën të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e së martes pritet të regjistrohen 9 parti të reja: Partia e Reformave Demokratike Shqiptare, Demokracia Sociale, Partia Zgjidhja, Pajtimit Kombëtar, Social-Punëtore, Partia Ligj dhe Drejtësi, Fryma e Re Demokratike, Aleanca Kuq e Zi si dhe Partia Lista e Barabartë.

Po ditën e martë, KQZ bën të ditur se do të japë mandatin e deputetit edhe për tre kandidatë nga listat e PD-së.

Formularin e vetëdeklarimit e kanë dorëzuar kandidati Artur Rroshi nga lista shumemërore e Partisë Demokratike në Tiranë, kandidati Nikolin Staka nga lista shumemërore e Partisë Demokratike Shkodër dhe kandidati Zef Shtjefni nga lista shumemërore e Partisë Demokratike Shkodër.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI