Flash

Vjen reagimi i parë nga PD për partinë e Rudina Hajdarit: I pari morali, pastaj politika

Lapsi.al 20 April 2019
Vjen reagimi i parë nga PD për partinë e Rudina Hajdarit: I pari

Ish-deputeti i PD Enkelejd Alibeaj i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24” ishte i pari që komentoi krijimin e partisë së re të udhëhequr nga deputetja Rudina Hajdari. Ai tha se krijimi i të tilla partive politike janë brenda logjikës demokratike, por shtoi se në këtë rast mungon morali politik.

“Asnjë lloj komenti nuk kam. Në parim mund të them: shumë mirë që pas viteve ‘90 u arrit mundësia që kush do mendon se mund të formojë parti mund të garojë. Në planin politik, emrat që ju sapo thatë deri dje ishin njerëz të zgjedhur prej demokratëve. Para se të jesh politikan duhet të jesh i moralshëm. Iu ke thënë njerëzve se do jesh përfaqësues i juaj, por morali i përfaqësimit politik mundon në këtë rast”, - tha Alibeaj.

I pyetur nëse PD nxjerr mësime nga krijimi i një partie të re, Alibeaj u shpreh se Partia Demokratike e mirëpret pluralizmin.

“Gjithmonë ka pasur situate të tilla, ka pasur mësime të nxjerra nga mësimet. A nuk është mirë që partitë të mos funksionojë si garnizone të mbyllura. Më mirë kështu. Dhe këtu nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Edhe nga e majta do ishte mire të kishte parti të tilla, po ky është një defekt i madh i tyre, ku një renegati që del kundër “i pritet koka”, - nënvizoi Alibeaj.

Të këshilluara

Korçë, kapen 20 klandestinë nga Siria

Policia kufitare në Kapshticë ka kapur 20 klandestinë sirianë, të cilët vinin nga Greqia. Mësohet se mes tyre kishte gra dhe fëmijë. Refugjatët janë dërguar ...

15:52

Shkodër, zjarr në 'Pallatin e Beqarëve'

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një apartament në katin e parë të një pallati në Shkodër. Mësohet se zjarri ka rënë në 'Pallatin e Beqarëve' në lagjen Skënderbe...

15:22

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI