Flash

Zbulohen emrat e parë që i janë bashkuar partisë së re të Rudina Hajdarit

Lapsi.al 20 April 2019
Zbulohen emrat e parë që i janë bashkuar partisë së re

Gati 3 dekada më parë babai i saj Azem Hajdari do të hidhte firmën i pari në themelimin e të parës parti politike pas diktaturës së gjatë. Tashmë Rudina Hajdari ka vendosur të bëjë konkrete deklaratën e hedhur pak ditë më parë në parlament se po shikohej mundësia për të garuar në zgjedhjet e 30 qershorit si alternativë. Burimet e lapsi.al thanë se emri i kësaj force të re do të jetë “Bindja Demokratike”.

Por në këtë nismë të vështirë duket se Rudina Hajdari nuk është e vetme. Mesohet se ajo ka në krah edhe një tjetër emër të njohur të selisë blu. Ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi është angazhuar së bashku me Hajdarin si nismëtar i kësaj force. Mësohet se janë zhvilluar disa takime dhe po pubohet për mbledhjen e 3 mijë firmave që nevojiten për tu regjistruar në gjykatë.

Burimet thanë se javën që vjen do të bëhet zyrtarizimi i partisë dhe më pas edhe regjistrimi në zgjedhjet lokale. Hajdari u shpreh hapur kundër bojkotit të zgjedhjeve duke e konsideruar atë si vetëvrasje politike. Nuk është e qartë nëse partisë së Hajdarit do t’i bashkohen edhe anëtarë aktualë të Partisë Demokratike apo vetëm “garda e vjetër” e lënë mënjanë kur në krye të demokratëve erdhi Lulzim Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Korçë, kapen 20 klandestinë nga Siria

Policia kufitare në Kapshticë ka kapur 20 klandestinë sirianë, të cilët vinin nga Greqia. Mësohet se mes tyre kishte gra dhe fëmijë. Refugjatët janë dërguar ...

15:52

Shkodër, zjarr në 'Pallatin e Beqarëve'

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një apartament në katin e parë të një pallati në Shkodër. Mësohet se zjarri ka rënë në 'Pallatin e Beqarëve' në lagjen Skënderbe...

15:22

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI