Flash

Maqedonia e Veriut në zgjedhje për Presidentin e ri

Lapsi.al 21 April 2019
Maqedonia e Veriut në zgjedhje për Presidentin e ri

Sot zhvillohen zgjedhjet presidenciale në Maqedoni. Në garë sot janë tre kandidatët për president, Blerim Reka që mbështetet nga opozita shqiptare, Stevo Pendarovski, i partive në pushtet të udhëhequr nga socialdemokratët e kryeministrit, Zoran Zaev dhe Gordana Siljanovska e opozitës maqedonase, VMRO-DPMNE. Të tre kandidatët janë pretendentët për të zëvendësuar kreun aktual të shtetit, Gjorge Ivanov.

Mësohet se mbi 1.8 milionë votues do të përzgjedhin mes tre kandidatët. Deri më tani situata në këto zgjedhje paraqitet e qetë. Nëse asnjë kandidat nuk fiton më shumë se 50% të votave dy kandidatët me më shumë vota do të shkojnë në balotazh më 5 maj ku pjesëmarrja e elektoratit duhet të jetë së paku 40% në mënyrë që rezultati të jetë i vlefshëm.

Gjatë ditës së djeshme votuan 1.782 qytetarë të regjistruar që jetojnë jashtë shtetit, në 32 përfaqësi konsullore diplomatike. Po ashtu dje votuan edhe 1.640 persona të burgosur, shtatë persona të shpërngulur brenda vendit dhe 3.583 persona të sëmurë dhe të moshuar.

Marrëveshja e Prespës, reformat, integrimet euroatlantike si dhe shteti qytetar kanë qenë pikat dominuese të fushatës.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI