Lulzim Basha ndodhet sot në Kishën e Shna Ndoit ne Laç, prej nga uroi të gjithë besimtarët katolike e ungjillore për shumë vjet Pashkët.
Basha tha edhe një mesazh politik nga festa, duke uruar që Zoti të bashkojë të gjithë shqiptarët për ta çliruar Shqipërinë nga padrejtësitë.
“Sot kam një urim për të gjithë shqiptarët kudo që janë që Zoti të na e ndriçojë rrugën e bashkimit kundër padrejtësive, për ta çliruar Shqipërinë nga padrejtësitë, për t’u bashkuar të gjithë nën Zot, në këtë ditë të ringjalljes së Krishtit, të ringjalljes së shpresës”, tha Basha mes të tjerash.