Flash

KQZ sfidon opozitën: Qytetarët të aplikojnë për komisionerë

Lapsi.al 27 March 2019
KQZ sfidon opozitën: Qytetarët të aplikojnë për

Kreu i KQZ-së, Klement Zguri ftoi të gjithë qytetarët që të aplikojnë për komisionerë të KZAZ-ve duke sfiduar kështu hapur vendimin e opozitës për mosdorëzimin e listave për komisionerë pavarësisht thirrjeve të përsëritura.

“Thirrje për qytetaret të aplikojnë për komisionarë, pasi KQZ bën emërime kryesisht sipas ligjit. Kjo për shkak se partitë nuk kanë depozituar anëtarët për komisionarë”, tha ai.

Gjithashtu në mbledhjen e sotme, KQZ-ja ka votuar për t’i dhënë mandatin e deputetit nga radhët e Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Arben Elezit, i cili merr mandatin e Edmond Spahos. Ndërkohë edhe në Vlorë, kreu i Ballit Kombëtar Alimadhi i ka marrë mandatin ish-deputetit të PD-së, Agron Shehaj.

Në qytetin e Shkodrës, KQZ-ja i ka kaluar mandatin Ambra Borovës, e cila i ka marrë mandatin ish-deputetit nga radhët e LSI-së, Agron Çelaj.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI