Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka publikuar një jetër audio-përgjim të dosjes “Babale”. I ftuar në emisionin “Opinion” ai ka publikuar një tjetër telefonatë të regjistruar mes Alfred Alizotit, njeriut që ka pranuar se ka aktruar zërin e Agron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafaj me ish-drejtorin e Policisë së Fierit, Albert Nushi.
Në këtë përgjim të tretë, Alizoti kërkon të takohet me “shefin e madh për të marrë atë që i kanë premtuar”.
“Shefi i madh është ose Ardi Veliu ose Fatmir Xhafaj. Duke parë periudhën që korrespondon kjo telefonatë ka shumë mundësi që të jetë Veliu. Të dy duhet të hyjnë në burg pasi kanë manipuluar një dëshmitar” - tha ish-deputeti.
Kujtojmë se Salianji ka publikuar para pak ditësh edhe 2 audio-përgjime të tjera ku Alizoti përmend në bisedë me kreun e policisë edhe emrin e taulant Ballës. Sipas ish-deputetit që tashmë është marrë i pandehur për këtë çështje, këto janë prova se policia dhe prokuroria janë bërë bashkë për të gjetur një dëshmitar të rremë në mënyrë që të dilte i pafajshëm vëllai i ministrit Xhafaj. ©LAPSI.al