Flash

Bordet e administrimit, rihapet gara në tre universitete

Lapsi.al 19 March 2019
Bordet e administrimit, rihapet gara në tre universitete

Në Universitetin e Tiranës, atë të Mjekësisë dhe në Universitetin e Gjirokastrës do të hapet sërish procesi i aplikimit për zgjedhjen e anëtarit të Ministrisë së Arsimit nga studentët.

Mungesa e kandidatëve për bordet e administrimit të Universiteteve ka detyruar Ministrinë e Arsimit që të rihap procesin e aplikimit në tre prej tyre. Në Universitetin e Tiranës, atë të Mjekësisë dhe në Gjirokastër studentët nuk e kanë përzgjedhur ende anëtarin, të drejtë që Ministria ua dha pas protestës së dhjetorit.

"Ky proces ka ecur mirë për shumicën e universiteteve. Kemi arritur t'i zëvendësojmë të gjithë anëtarët e bordeve që janë përfaqësues të ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë përveç anëtarit që zgjidhet nga studenti", tha ministrja Besa Shahini.

Në takimin që zhvilloi me anëtarët e rinj të bordeve të administrimit, Ministrja Shahini tha se procesi i përzgjedhjes së përfaqësuesve nga studentët ka përfunduar në tre universitete, Universitetin Bujqësor, Universiteti i Vlorës dhe ai i Arteve në Tiranë.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI