Flash

Vrasja e Kurtit ende pa autor, vështirësi me hetimet

Lapsi.al 19 March 2019
Vrasja e Kurtit ende pa autor, vështirësi me hetimet

Grupi hetimor dyshon se vrasja e Jurgen Kurtit është kryer nga dy persona që pas krimit janë larguar me një makinë “Mercedes-Benz”. Një nga pistat ku janë përqëndruar hetimet është ajo e hakmarrjes për shkak të së kaluarës së viktimës.

Prej mbrëmjes të së hënës janë shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona, përfshirë edhe familjarë të viktimës për të mësuar nëse kohët e fundit kishte shfaqur shqetësime për konflikte të mundshme. Paraditen e së martës, uniformat blu kanë shkuar sërish në vendngjarje për të rindërtuar skemën e krimit dhe për të sekuestruar kamera që mund të çojnë në identifikimin e autorëve.

Tv Klan raporton se agjentë të policisë kriminale dhe ekspertë kriminalistë janë rikthyer në rrugën “Zef Jubani” ku u vra Jurgen Kurti. Uniformat blu po hasin vështirësi në hetime për shkak se në zonë mungojnë kamerat e sigurisë. Mësohet se në momentin e ekzekutimit, në rrugë kanë qenë 4 mjete në lëvizje. Sipas një dëshmitari, plumbat kanë ardhur nga një makinë Mercedes-Benz C Class.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar mbi 15 gëzhoja dhe mendohet se ndaj tij është qëlluar me breshëri. Autorët kanë studiuar lëvizjet e viktimës dhe vrasja ka qenë e mirëmenduar. 26-vjeçari është një emër i njohur për policinë.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Si u ekzekutua Jurgen Kurti, menaxheri i VIP-ave të Tiranës 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI