Flash

Ambasadori gjerman: Të hiqet taksa ndaj Serbisë

Lapsi.al 19 March 2019
Ambasadori gjerman: Të hiqet taksa ndaj Serbisë

Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb, tha se vendi i tij mbështet fuqishëm dialogun midis Beogradit dhe Kosovës me ndërmjetësimin e BE dhe i bëri thirrje Prishtinës të heqë taksat ndaj mallrave serbe.

Ai tha për revistën “Diplomacy and Commerce” se pret që formati i dialogut të mbetet i pandryshuar dhe se rezultati i tij duhet të jetë një marrëveshje që do të jetë gjithëpërfshirëse, e pranueshme për të dy palët dhe e zbatueshme.

“Marrëveshja duhet të bazohet në parimet e multietnicitetit, për të siguruar të drejtat e pakicave dhe standardet demokratike dhe për të kontribuar në stabilitetin rajonal,” tha ai.

Ambasadori përshëndeti progresin e bërë deri tani në dialog, si liria e lëvizjes, njohja e ndërsjellë e diplomave, si dhe progresi në fushën e telekomunikacionit dhe drejtësisë, i cili, tha ai, ka përmirësuar standardin e jetesës së serbëve dhe shqiptarëve. Ai rikujtoi se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është njëri nga kushtet për përafrimin e Serbisë me BE-në.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI