Flash

12 të dënuar në një qeli, kërkohet mbyllja e burgut të Zaharisë në Fushë Krujë

Lapsi.al 19 March 2019
12 të dënuar në një qeli, kërkohet mbyllja e burgut

Pas publikimit të raportit kritik ku theksohen problematika të theksuara me kushtet dhe me higjienën në këto institucione, drejtoresha e Komitetit Shqiptar të Helsinkit Erida Skendaj theksoi se është rekomanduar mbyllja e burgut të Fushe-Krujës

 Erida Skendaj: Vetë Komiteti për Parandalimin e Torturës i ka rekomanduar autoriteteve shqiptare ta mbyllin këtë institucion por sërish ky institucion vijon e funksionon. Aty ka njerëz që nuk duhet të qëndrojnë sipas ligjit"

Problematika vijon më tej me mungesën e personelit shëndetësor si pasojë e largimit të mjekëve nga vendi, kryesisht atyre të psikiatrisë. Tjetër problematikë është dhe shtrëngimi fizik që bëhet me pranga, që në shumë raste ka shtyrë dhe drejt tentativave të vetëvrasjes.

Erida Skendaj: Ne na është komunikuar rastet kur shtrëngimi fizik është bërë me pranga një gjë që është totalisht e ndaluar" 

 Raporti i KSHH ka theksuar se kjo kategori personash bëhen të dhunshëm dhe për bashkëvuajtësit e tjerë. Monitorimi ka evidentuar raste që janë konsideruar si vetëlëndime, por që duheshin hetuar nga prokuroria pasi ka dyshime se autorët e dhunës janë fshehur.

Mbipopullimi është një tjetër problematikë në burgun e Zaharisë në Fushë-Krujë, ku brenda një dhome qëndrojnë 12 persona. Sipas raportit shumica e të dënuarve janë braktisur nga familjarët ose kanë humbur kontaktet me ta, çka sjell përkeqësim të shëndetit mendor. /Ora News

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI