Flash

Prindërit e Marvi Mihalit të revoltuar: Djali na tretet nën dhe, do marrim hak

Lapsi.al 19 March 2019
Prindërit e Marvi Mihalit të revoltuar: Djali na tretet nën dhe,

Seanca gjyqësore për Marvi Mihalin, të riut që u vra për një karikues telefoni është shtyrë për në datën 26 Mars. Seanca e sotme u shty pas përplasjes së palëve në sallën e gjyqit.

Përplasja mes tyre ndodhi në momentin kur të afërmit e të pandehurve pretenduan se familja Mihali ka kërkuar dëmshpërblim për jetën e të birit. Pavllo dhe Mira Mihali e kundërshtuan ashpër këtë fakt, ç’ka shkaktoi tension në gjykatë.

Trupa gjykuese urdhëroi që Fatmira Mihali të dilte jashtë për shkak se kishte thyer solemnitetin e gjykimit. Jashtë sallës së gjyqit Pavllo dhe Mira Mihali deklaruan se nuk bëjnë pazar me gjakun e të birit dhe se kërkojnë të bëhet drejtësi.

Pala e akuzuar sikurse edhe më herët, këmbëngul se ka një padi për dëmshpërblim nga familja e të ndjerit. Familja Mihali ende beson tek drejtësia, por nëse një gjë e tillë nuk ndodh, ata paralajmërojnë se do të bëjnë vetëgjyqësi.

“Nuk e di, ky gjyq është për të bërë drejtësi për Marvi Mihalin apo ti lehtësuar. Prokurori tha se Eugen Bitraj dënohet me 18 vite sepse ka lehtësi për shkak se është dorëzuar. Nuk është dorëzuar, e nxori ai Artan Lulaj. E nxori ai, ishte brenda. Siç ikën dy të tjerët dhe po bëjnë pushime në ishujt e Greqisë. Ndërsa djali im po tretet në dhe. Jam e prekur nga shpifje të tilla. Ja thershin djalin në burg, dhe ta shikojnë a bëjnë dot pazare, ka çmim për gjakun për e fëmijëve të tyre. E provofshin në kurrizin e tyre dhimbjen e madhe që po përjetoj unë.”, tha Fatmira Mihali.

Ndërsa babai i Marvi Mihalit tha se “Katër kriminelë e deri të avokatë e te prokurori Artan Lulaj. Ky degracion duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Në momentin që nuk do bëhet drejtësi, e përsëris, atëherë le të funksionojë ligji i kuranit dhe i kanunit unë do flijohem se kam përballë kriminelë, baballarë kriminelësh. Si guxohen të cohën në sallën e gjyqit, e të na kërcënojnë, do të përballen me ligjin”. 

22-vjecari Marvi Mihali u vra pas një përleshje mes të rinjve për një karikues më 31 korrik të 2017. Prokuroria ka shpallur pretencën për 4 të akuzuarve, Dejvi dhe Eugen Bitrajt, si dhe vëllezërit Kridens e Marsel Alla për të cilët ka kërkuar denimë nga 18 deri në 25 vite burgim. Këtë të martë ishte mbrojtja që paraqiti argumentat e saj. Në seancën e datës 26 mars pritet shpallja e vendimit.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI