Dorëzon formularin e dekriminalizimit në KQZ një tjetër kandidate e listave të LSI-së, e cila kërkon të marrë mandatin e deputetit.
Mësohet se kandidatja që kërkon mandatin e deputetit është Enada Koçiraj, pjesë e listës së LSI në qarkun e Vlorës.
Enada Koçiraj ishte e treta në listën e Vlorës dhe do të zëvendësojë ish-deputetin Shezai Rrokaj.
