Flash

I fejuari po i mësonte makinën, 18-vjeçarja mbytet në kanal

Lapsi.al 17 March 2019
I fejuari po i mësonte makinën, 18-vjeçarja mbytet në

Një vajzë vetëm 18 vjeçe ka humbur jetën në një aksident të rëndë të ndodhur në Borsh, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur.

Viktimë ka mbetur Analuiza Duro, 18 vjeçe, e cila ishte në vit të fundit në shkollën e mesme. Vajza adoleshente mësohet se ndodhej në makinë bashkë me të fejuarin e saj, Robert Dhuli, 19 vjeç kur ndodhi aksidenti.

Ndërsa po përpiqej t’i mësonte makinën të fejuarës, kjo e fundit ka humbur kontrollin e automjetit duke përfunduar në një kanal. Aksidenti i rëndë me një të vdekur, ka ndodhur pasditen e së premtes rreth orës 17:20 në vendin e quajtur mbi Shkallë në Borsh.

Dyshohet se vajza, ka qenë duke bërë guidë për të mësuar makinën në momentin kur mjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal kullues, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në momentin që makina ra në ujë, 19-vjeçari ka arritur të dalë, por e ka pasur të pamundur të shpëtojë të fejuarën, e cila për pasojë është mbytur. Pavarësisht se ai kërkoi ndihmë te banorët, të cilët njoftuan edhe Policinë dhe zjarrfikëset, për vajzën 18- vjeçare ishte shumë vonë.

Ngjarja ka tronditur banorët e Borshit, të cilët i njihnin të rinjtë, pasi vajza ishte nga Borshi, ndërsa Roberti nga fshati Fterre. Drejtuesi i mjetit Robert Dhuli është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit. Mësohet se në gjendje të rënduar psikologjike për humbjen e së fejuarës, 19-vjeçari nuk ka qenë në gjendje të japë shpjegime mbi rrethanat e aksidentit.

Të këshilluara

Moti për sot e nesër, çfarë parashikohet

Dita e sotme do të mbyllet e ngrohtë, por nesër moti pritet të ndryshojë. Në zonat bregdetare pritet që gjatë ditës së hënë të ketë erëra të forta, duke sjel...

15:47

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI