Flash

Ekzekutimi i 62-vjeçarit tek Liqeni, arrestohet miku i vrasësit (EMRI)

Lapsi.al 17 March 2019
Ekzekutimi i 62-vjeçarit tek Liqeni, arrestohet miku i vrasësit

Policia e Tiranës ka arrestuar një person të lidhur me vrasjen e 62-vjeçarit, Haxhi Baxhinovski.

Në pranga ka rënë Myftar Pasha, 56-vjeç, i cili akuzohet për moskallëzim krimi.

Pasha është shok me autorin e vrasjes, Islam Myrtaj.

NGJARJA

62-vjeçari Bacinovski e kishte rutinë të përditshme ecjen nga liqeni pasditeve me të birin. Autori e ka pritur tek liqeni derisa ai ka mbërritur dhe më pas e ka ekzekutuar dhe është larguar në këmbë nga vendngjarja.

Ai është qëlluar me tre plumba, ndërsa në ato momente trupi është batuar dhe ka rënë në shkurret poshtë pistës së vrapit. Viktima ka qënë i veshur me tuta sportive, në ngjyrë të zezë.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur si shkak i një borxhi që vrasësi i kishte viktimës. Familjarët e viktimës pretendojnë se autorët u detyrohen një shume të mëdha parash. Vite me parë viktima Haxhiu i kishte dhënë një shumë parash babait të autoreve, dhe tani ua kërkonte bijëve duke i kërcënuar.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI