Pas shoqërimeve në polici të disa protestuesve, Lulzim Basha reagoi pak minuta më parë në Facebook duke theksuar se asnjë procedim penal nuk e ndalon PD dhe qytetarët të përmbushin misionin për një Shqipëri, si gjithë Europa.
Protesta/ 33 persona nën hetim nga policia, mes tyre edhe Gazment Bardhi
Kreu i PD-së shprehet me bindje që ka nisur numërimi mbrapsh për kryeministrin Edi Rama dhe publikoi një video në oborrin e PD-së, ku këndohet himni kombëtar.
“Asnjë procedim penal nuk e ndal Partinë Demokratike dhe qytetarët për të përmbushur misionin tonë për Shqipërinë si gjithë Europa.
Përdorimi i militantëve dhe ushtarëve të krimit në Polici për të goditur qytetarët dhe kundërshtarin politik është tipari më i qartë i këtij regjimi kriminal: Edi Rama ka ardhur në pushtet me ndihmën e bandave dhe ka zgjedhur të jetë me bandat kundër popullit.
Numërimi mbrapsht për Edi Ramën dhe bandën në pushtet ka nisur! #ShqiperiaSiEuropa”, shkruan Basha.