Flash

Vrasja te "Liqeni Artificial", miku i atentatorit tregon të vërtetën

Lapsi.al 17 March 2019
Vrasja te "Liqeni Artificial", miku i atentatorit tregon të

Miku i Islam Myrtajt,  ka dëshmuar në polici të vërtetën e vrasjes së Haxhi Bacinofskit në zonën e "Liqenit Artificial" ditën e djeshme. Ai ka treguar se nuk e dinte që miku i tij kishte armë me vete.

“Islam Myrtajn e kam shok dhe komshi. Të shtunën pasdite më mori në telefon dhe më pyeti ku je. I thashë po dal nga liqeni dhe ai erdhi e më shoqëroi. Ishim duke ecur të dy kur përballë pamë Haxhi Baxhinofskin me te birin. Islami më tha “boo kush duron këtë, do më kujtojë lekët”.

Kur Haxhiu u afrua e ofendoi Islamin rëndë dhe e goditi. U përleshën të 2 dhe pastaj Islami nxori pistoletën dhe qëlloi 4 ose 5 herë. Sapo qëlloi, Islami u drejtua drejt kodrës. Ndodhi shumë shpejt. Unë nuk kisha dijeni që Islami kishte armë dhe që do e vriste. U tremba shumë dhe shkova direkt në shtëpi. Sot u qetësova dhe mora kontakt me policinë”, tha ai.

Policia ndërkohë vijon punën për kapjen e atentatorit, i cili i largua mbrëmë nga vendngjarja, pasi qëlloi  5 herë në drejtim të 62-vjeçarit duke e lënë të vdekur në vend.

Të këshilluara

Moti për sot e nesër, çfarë parashikohet

Dita e sotme do të mbyllet e ngrohtë, por nesër moti pritet të ndryshojë. Në zonat bregdetare pritet që gjatë ditës së hënë të ketë erëra të forta, duke sjel...

15:47

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI