Flash

Sulmi ndaj parlamentit në Maqedoni, gjykata jep 211 vite burg për 16 të pandehurit

Lapsi.al 15 March 2019
Sulmi ndaj parlamentit në Maqedoni, gjykata jep 211 vite burg për 16

Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar me 211 vite burg 16 të akuzuar për ngjarjet e 27 prillit 2017 në parlamentin e Maqedonisë së Veriut.

Incidenti që nisi atëkohë në ambientet e brendshme të Kuvendit i nxitur nga kandidimi dhe zgjedhja e politikanit shqiptar, Talat Xhaferri, në krye të parlamentit, la të plagosur disa persona, mes tyre kryetarin Zijadin Sela të Aleancës për Shqiptarët dhe kryeministrin aktual, Zoran Zaev.

Dënimi më i lartë me 18 vite burgim iu caktua këtë të premte ish-ministrit të Brendshëm, Mitko Çavkov, dhe më u ulëti me 7 vite burg iu shqiptua punonjësit të sigurisë së parlamentit.

Ata së bashku me 31 të akuzuar të tjerë u përballën fillimisht me akuzën e "rrezikimit të rendit kushtetues dhe të sigurisë në vend", por 15 të dyshuar përfituan fundvitin e kaluar nga ligji i amnistisë që u propozua nga parlamenti.

VMRO nuk vonoi të premten t'i cilësojë dënimet si masa rrepta dhe të motivuara politikisht, ndërsa kryetari i Aleancës për Shqiptarët shfaqi pendesë që mes të akuzuarve ndodhej edhe personi i cili e mbrojti atë nga sulmet natën e 27 prillit.

Akuzat për ngjarjet e 27 prillit vijojnë të rëndojnë ndaj ish-krerëve të lartë të shtetit, siç janë ish-kryeministri Nikola Gruevski, i arratisur tashmë në Hungari, apo ish-kryetari i parlamentit, Trajko Veljanovski, i cili i ka shpëtuar gjykimit falë mandatit të tij të deputetit.

Të këshilluara

SHBA nis hetimet ndaj Facebook

Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet mbi marrëveshjen mes Facebook dhe gjigantëve të tjerë të teknologjisë për marrjen e të dhënave të klientëve nga ky rrje...

15:52

Më 21 mars nis gjyqi ndaj Saimir Tahirit

Gjykata e Krimeve të Rënda do të zhvillojë në datën 21 mars seancë paraprake për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri. Seanca tek Krimet e Rënda do drejto...

15:04

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI