Flash

Balla pas takimit me deputetët francezë: Jam i sigurt që në qershor hapen negociatat me BE

Lapsi.al 15 March 2019
Balla pas takimit me deputetët francezë: Jam i sigurt që në

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe deputetja Blerina Gjylameti zhvilluan sot një takim me dy deputetët francezë, Jacques Maire dhe Liliana Tanguy, të cilët i përkasin Grupit Parlamentar të presidentit Macron.

Në një prononcim për mediat pas takimit me dy deputetët francezë, Balla tha se Franca është një prej vendeve më të rëndësishme të BE-së dhe mbështet fuqishëm procesin e zgjerimit dhe anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Kishim sot në Kuvendin e Shqipërisë një delegacion të nderuar të Komisionit për Çështjet evropiane dhe të Komisionit të Politikës së Jashtëm të Asamblesë Parlamentare franceze. Dua ta theksoj që kemi një bashkëpunim shumë të mirë me parlamentin francez. Franca është një prej vendeve më të rëndësishme të BE-së dhe që mbështet fuqishëm procesin e zgjerimit dhe anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Jam shumë i sigurtë që në qershor Shqipëria do ti hapi negociatat me BE, sukurse jam shumë i sigurtë në vijimin e një bashkëpunimi me parlamentin francez dhe se Shqipëria është një destinacion i rëndësishëm për kompanitë francezë, jo vetëm në sektorin e industrisë. Ne kemi shumë për të mësuar nga sipërmarrjet franceze përsa i përket turizmit”- tha Balla.

Të këshilluara

Më 21 mars nis gjyqi ndaj Saimir Tahirit

Gjykata e Krimeve të Rënda do të zhvillojë në datën 21 mars seancë paraprake për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri. Seanca tek Krimet e Rënda do drejto...

15:04

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI