Flash

Basha: Deputetët e rinj në Parlament u shitën si bagëti

Lapsi.al 15 March 2019
Basha: Deputetët e rinj në Parlament u shitën si bagëti

Kreu i PD, Lulzim Basha ftoi pedagogët dhe studentët e Universitetit të Durrësit të marrin pjesë në protestën e 16 marsit. Në takimin me ta Basha u shpreh se protesta e studentëve solli më herët pranverën, ndërsa komentoi edhe vendimin e disa deputetëve në listat e opozitës që pranuan të marrin mandatin e  deputetit. Basha tha se ata u blenë si të ishin bagëti.

 “Protesta e studentëve solli më herët pranverën dhe i parapraiu këtij zgjimi kombëtar dhe bashkimit të shqiptarëve që kanë marrë tashmë vendimin. Zot në shtëpinë e Shqiptarëve nuk do jenë më kriminelët, por do jenë vetë shqiptarët. Rama u kap bë flagrancë duke vjedhur vota, ndërsa Vangjush Dako e ka vendin në burg. Dako u pasurua në kurriz të qytetarëve. A ka turp më të madh të trajtohen deputetët si bagëti. Shitblerja e deputetëve të rinj në Parlament u duk sikur ata të ishin bagëti”- tha Basha.

Të këshilluara

Kërcënohet me jetë gazetarja Fiori Dardha

Kërcënohet autorja e emisionit investigativ ‘BOOM’ në Rtv Ora, Fiori Dardha. Kërcënimi ka ardhur nga një person që është paraqitur si ish-kryetari i komunës Per...

22:50

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI