Flash

(VIDEO) Aksidenti i rëndë në Shkodër, identifikohet viktima dhe i plagosuri

Lapsi.al 15 March 2019
(VIDEO) Aksidenti i rëndë në Shkodër, identifikohet viktima

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditen e sotme në aksin rrugor Shkodër - Koplik në vendin e quajtur kryqëzimi i Koplik i Sipërm.

Nga përplasja mësohet se ka vdekur 26-vjeçari Nikola Sokolja ndërsa ka mbetur i plagosur Lekë Malota, 59 vjeç.

Burimet policore thonë se 2 makinat janë përplasur në hyrje të Koplikut, aksident i cili rezultoi fatal për të riun Nikola Sokolja.

Njoftimi i policisë së Shkodrës:

Me datë 15.03.2019 rreth orës 12:00 në aksin rrugor Shkodër- Koplik në vendin e quajtur kryqëzimi i Koplik i Sipërm, mjeti tip ‘Benz’ është përplasur me mjetin ‘Volkswagen’ për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi N. S. 26 vjeç Malësi e Madhe drejtuesi i mjetit tip’Benz’ si dhe ka mbetur i dëmtuar jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi L. M. 59 vjeç banues Malësi e Madhe.

Po kryhen veprimet me Grup Hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI