Flash

Itali/ Dy grupe shqiptarësh nga Kavaja e Rrogozhina përfshihen në një sherr masiv

Lapsi.al 15 March 2019
Itali/ Dy grupe shqiptarësh nga Kavaja e Rrogozhina përfshihen në

Policia italiane ka arrestuar 6 shqiptare në Rutigliano të Barit, pas përfshirjes së tyre në një sherr masiv.

Sipas një dëshmitari, në sherrin e ndodhur në Via Mola, janë përfshirë një grup nga Kavaja dhe një tjetër nga Rrogozhina. Mediat italiane raportojnë se njëri nga shqiptarët kishte pistoletë, ndërsa pjesa tjetër ishte pajisur me sëpatë, kamxhik dhe kaçavida.

Në pamje shihen se si dy nga shqiptarët përpiqen t’ia mbathin me makinë, por pas një rrotullimi përplasen me pemën. Pas kësaj, makinës i afrohen 4 shqiptarët e tjerë të cilët i nxjerrin nga makina me forcë 2 bashkatdhetarët e tyre. Një nga shqiptarët duket i plagosur në kokë dhe në fytyrë. Policia ka arrestuar fillimisht 4 persona, dhe më pas 2 të tjerët që tentuan të fshihen. Nuk dihen ende motivet e sherrit mes tyre. Të arrestuarit janë dërguar në paraburgim në pritje të gjykimit.

https://www.youtube.com/watch?v=Ir1HiZ1F2k0

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI