Flash

Rama në Berat: Betejat me opozitën i kemi fituar, s'kemi punë me ta

Lapsi.al 15 March 2019
Rama në Berat: Betejat me opozitën i kemi fituar, s'kemi

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Berat për ciklin kombëtar “Bashkia që Duam” thumboi opozitën e bashkuar, e cila pasi dogji mandatet, vijon organizimet për protesta duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe krijimin e një qeveri tranzitore.

Ai tha se qeveria shqiptare nuk ka asnjë betejë me opozitën, pasi këto shtoi kryeministri, Partia Socialiste i ka fituar gjithmonë. Shefi i qeverisë pohoi se beteja e madhe e qeverisjes është papunësia, korrupsioni dhe problemet  në administratë.

“Ne nuk kemi betejë me ta, sepse e kemi fituar dhe e fitojmë sa herë, por betejën e vërtetë e kemi me  papunësinë, varfërinë dhe korrupsionin. E kemi me atë që vijojnë të jenë ende në zyrat e shtetit dhe nuk janë të denjë për t’u shërbyer qytetarëve. Qyteti i Beratit ka ndryshuar shumë, por ka edhe më shumë për të ndryshuar. Potenciali është për të zhvilluar jo vetëm turizmin, por edhe agroturizmin”, tha Rama.

Të këshilluara

Më 21 mars nis gjyqi ndaj Saimir Tahirit

Gjykata e Krimeve të Rënda do të zhvillojë në datën 21 mars seancë paraprake për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri. Seanca tek Krimet e Rënda do drejto...

15:04

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI