Pak orë më parë ambasada e SHBA kërkoi vetëpërmbajtje dhe shmangie të dhunës në protestën që partitë opozitare do të mbajnë nesër. Kryetari i PD, Lulzim Basha, në kundërpërgjigjen e tij ka kërkuar që ambasadat të mos bëhen palë me asnë person apo parti.
“Nuk komentoj deklaratat e ambasadave meqë më pyesni. Nuk i kërkoj të jenë palë me asnjë person me asnjë parti por të bëhen me vlerat e demokracisë, zgjedhjeve të lira e të ndershme, me luftën ndaj krimit dhe shit-blerjes së votës, me problemet e shprehura qartë edhe nga raporti i DASH. Shqiptarët e kanë kuptuar se protesta është një tjetër rast për tu bashkuar e ngritur zërin, e kanë kuptuar se vetëm me protesta ndalet e keqja”,- tha Basha.
Basha shprehu dhe besimin se protesta e nesërme do të hyjë në histori.