Flash

"Rama ik", si protestuan emigrantët para ambasadës shqiptare në Greqi (FOTO)

Lapsi.al 10 March 2019
"Rama ik", si protestuan emigrantët para ambasadës shqiptare

Emigrantët shqiptarë në Greqi protestuan sot para ambasadës shqiptare në Athinë kundër qeverisë së Edi Ramës me thirrjet “Rama ik” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” etj.

Më fjalimet e mbajtura para ambasadës, protestuesit kërkuan largimin e qeverisë së Edi Ramës për t’i hapur rrugë zgjidhjes politike në vend. Ata e cilësuan qeverinë “Rama” si hajdute dhe mashtruese, që ka braktisur interesat e qytetarëve të vet, që nuk do t’ia dijë për premtimet e dhëna për të lehtësuar jetën e emigrantëve shqiptarëve në Greqi.

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Greqi, Fatmir Gjoci dhe protestues të tjerë u shprehën se kjo qeveri ua ka nxirë faqen shqiptarëve në emigracion me imazhin e kanabizimit dhe të kryeministrit që përkrah kriminelët dhe ka ardhur në pushtet me blerjen e votave nga krimi, raporton News 24.

Protestuesit para Ambasadës shqiptare në Athinë u bënë thirrje bashkëatdhetarëve të tyre të vijnë në Tiranë në 16 Mars për t’u bashkuar me opozitën në protestën madhështore para kryeministrisë. Me parullën “nuk na turpëron Shqipëria, por na turpëron qeveria, emigrantët shqiptarë më Greqi thanë se është detyrim i çdo shqiptari të çlirojë vendin e lindjes nga qeveria më antikombëtare që ka patur Shqipëria në këto 3 dekada.

 

 

Të këshilluara

Punonte pa leje, mbyllet fabrika e bitumit

Pas denoncimit në programin "Fiks Fare", ministri i Mjedisit ka urdhëruar hetim të plotë dhe mbyllje të aktivitetit të paligjshëm e kriminal në fushën e ndotjes...

23:25

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI