Flash

Ish-deputeti i PD: Rama i mori nxënësve karriget për takime partiake

Lapsi.al 9 March 2019
Ish-deputeti i PD: Rama i mori nxënësve karriget për takime

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia thotë se gjatë aktivitetit që zhvilloi Rama sot në Fier janë përdorur karriget e shkollave.

Përmes një postimi në Facebook, Spahia shprehet se kryeministri hap shkollat dhe u merr nxënësve karriget për takime partiake.

Sipas ish deputetit të PD, transportimi i karrigeve të shkollës 9-vjecare “Mark Dashi” është bërë nga punonjësit e bashkisë së Fierit.

Postimi i plotë:

SHKOLLAT NE SHERBIM TE KRYEMINISTRIT

Kryeministri zbraz shkollat! Për takimin e vet partiak, kryeministri hap shkollat e u merr nxënësve karriket. Karriket e aktivitetit të sotëm në Fier janë marrë nga shkolla 9 vjecare “Mark Dashi”. Punonjësit e bashkisë së Fierit ishin “hamallët” që bënë mbartjen e tyre. Turp e arrogancë kriminale. Nuk pyet ky kryeministër as për ligj e as për norma. E gjithë Shqipëria, të gjitha institucionet I duken si pjesë e tepsisë që I vetëm ka në dorë, e bën si të dojë vetë me to. Abuzim I pastër me pushtetin e përdorim I burimeve shtetërore për fushatë, I ndëshkueshëm me ligj.

E si mund t’I besosh një njeriu të tillë zgjedhjet, votën e qytetarëve? #KryeministërAbuziv#RamaIk

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI