Monika Kryemadhi në një takim me strukturat e LSI në Lezhë sqaroi para elektoratit të saj arsyet pse i dogjën mandatet, duke iu kthyer një përgjigje edhe skeptikëve.
Sipas Kryemadhit, akti i djegies së mandateve vjen edhe si mënyrë për të ndërgjegjësuar qytetarët se shteti sot është i kapur nga ky grup kriminal, duke iu referuar Rilindjes së Ramës.
Kryemadhi foli sërish edhe për dosjet që, sipas saj, trembin kryeministrin Rama.
“Nga dosjet 339 dhe 184 e ka kapur ankthi Ramën. Çfarë janë këto dosje? Ajo që zbulohet aty është më e rëndë se shit-blejra e votës, është bërë përdorimi i bandave kriminale për ta blerë votën përmes kërcënimeve. Dosjet tregojnë hapur se si bandat kanë përfshirë segmentet më të lara të PS dhe qeverisë së Ramës në shit0blerjen e votës. Vendimi për të djegur mandatet ishte i vështirë, por çfarë do bëheshim ne, fasadë e shëmtuar e qeverisjes së Ramës? është tradhti , kombëtare t’i shërbesh Ramës, ne thjesht bënim sikur po bënim opozitë. Prandaj djegia e mandateve erdhi për të ndërgjegjësuar çdo qytetar, çdo socialist, çdo punonjës të administratës që shteti sot është i kapur, i kapur Parlamenti, drejtësia dhe siguria. Kemi vetëm një rrugë, përballje me këtë grup kriminal që ka kapur shtetin. Ne nuk tërhiqemi asnjë hap pas. Ne do vazhdojmë të luftojmë nuk kemi asgjë personale me Ramën por me dështimet e tij" - tha Kryemadhi.
Kryemadhi iu kërkoi të pranishmëve në takim të mos tërhiqen e kthehen pas nga rruga e nisur edhe nëse përballen me kërcënime apo ju troket në derë policia.