Flash

Detaje nga vrasja e shqiptarit/ E mbytën me tel dhe e murosën me urdhër të një gruaje (FOTO)

Lapsi.al 10 March 2019
Detaje nga vrasja e shqiptarit/ E mbytën me tel dhe e murosën me

Vrasja makabre e shqiptarit i cili u gjet i murosur në një vilë në Itali, i ka rrënjët tek hakmarrja e një gruaje italiane. Gjithçka ka nisur për shkak të një romance mes shqiptarit Astrit Lamaj dhe gruas italiane, tashmë 64-vjeçare.

Gruaja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur nga media italiane ishte tregtare bizhuterish dhe ka pasur një marrëdhënie intime me shqiptarin që në vitin 2012. Pas disa muajsh, shqiptari i jep fund lidhjes. Por sipas gruas italiane, Lamaj nuk iku thjesht prej marrëdhënies mes gruan, por edhe me një vjedhje në dyqanin e italianes.

Vjedhja dhe përfundimi i lidhjes kanë mjaftuar për italianen, e cila kontaktoi me disa qarqe që kishin lidhje me mafian. U kontaktuan disa persona, të cilët fillimisht e mashtruan shqiptarin me një karrem, duke i thënë se ishin të gatshëm t’i jepnin një sasi droge.

Lamaj shkoi në Brianza por e kuptoi vonë se gjithçka ishte një mashtrim. Shqiptari është rrahur barbarisht, është mbytur për vdekje me tel në fyt dhe më pas është murosur në Senago në muret e një vile ku një prej vrasësve kishte punuar për rinovim.

“Nëse nuk do të ishte një bashkëpunimin e një anëtari të bandës, që tregoi gjithçka, kufoma nuk do të ishte gjetur kurrë”, - tha prokurorja italiane e Monza-s, Luiza Zanetti. “Edhe pse (gruaja që porosi vrasjen) e njihte vëllanë e viktimës, i cili nuk po linte gur pa lëvizur për të mësuar rreth fatit të Astritit, ajo nuk nxori asnjë fjalë” - shtoi prokurorja.

Image result for Astrit Lamaj murosur

Related image

Image result for Astrit Lamaj murosur

Image result for Astrit Lamaj murosur

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI