Flash

Shehaj denoncon ligjin e ri të Ramës: Tjetër formë për grabitjen e tokave!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj thotë se projektligji i mazhorancës për kalimin në pronësi të shtetasve të huaj të tokës bujqësore shqiptare është një tjetër mekanizëm i kryeministrit Edi Rama për të vjedhur tokat e qytetarëve shqiptarë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Mundësia thekson se përmes këtij projektligji, tokat publike që […]

14:35

Kërkoi mbyllje të hetimeve, shtyhet seanca për ish-shefin e Policisë së Vlorës

Lapsi.al 11 February 2019
Kërkoi mbyllje të hetimeve, shtyhet seanca për ish-shefin e

Ish-shefi i Policisë së Vlorës i dyshuar si garantor i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës, Jaeld Çela, ditë më parë iu drejtuar, nëpërmjet avokatit, Gjykatës së Krimeve të Rënda duke kërkuar mbylljen e hetimeve ndaj tij.

Por pas ankimimit të shtyrjes së hetimeve, sot ka ardhur një përgjigje nga organi i akuzës, i cili njofton se ankimimi është caktuar me 14 shkurt.

Jaeld Çela vijon të jetë në arrati prej më shumë se një viti, ndërsa Krimet e Rënda do të shqyrtojnë kërkesën e tij në datën 14 shkurt, pavarësisht se me 30 janar u caktua të jetë data e sotme.

Ish-zyrtari i policisë është shpallur në kërkim bazuar në një masë sigurie “arrest në burg” në mungesë në nëntor 2017.

Sipas hetimeve, ish-drejtori i Policisë ka mbajtur në përdorim 3 numra telefoni, në të cilat rezulton se ka komunikuar me Florian Habilajn dhe Gentian Cekën, që është shoferi i ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Të këshilluara

Bie zjarr pranë bazës së Pashalimanit

Një sipërfaqe me shkurre pranë bazës së Pashalimanit në Vlorë është djegur prej një zjarri masiv. Mësohet se flakët e zjarrit favorizohen nga era, ndërsa nuk...

10:50

Dhunimi i mjekut të urgjencës, reagon QSUT

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" dënoi dhunën e ushtruar ditën e djeshme nga një person ndaj mjekut roje të Urgjencës së Spitalit Infekt...

11:07

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Me sytë katër

PAPARAZZI