Flash

Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, Bushati: Triumfi i vlerave euro-atlantike

Lapsi.al 6 February 2019
Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, Bushati:

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ka reaguar për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.  Bushati e sheh këtë ngjarje si një shtim të sigurisë për rajonin. Ai ka përmendur edhe pakicat shqiptare në shtetin fqinj, të cilat sipas tij kanë patur gjithashtu ndikim për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

"Firmosja e Protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO është dëshmi e triumfit të vlerave euro-atlantike në rajonin tonë. Vizioni dhe përkushtimi i dëshmuar përmes dialogut të dy fqinjëve tanë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, për tejkalimin e mosmarrëveshjes që mbajti pezull për gati 3 dekada perspektivën e integrimit euro-atlantik ia doli të lërë pas ndasitë e së shkuarës dhe të projektojë një të ardhme më të sigurtë e begatë për rajonin, Europën dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Përgëzime të gjithë atyre që punuan për të bërë të mundur këtë arritje historike, veçanërisht faktorin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut që vijimësisht ka punuar për ankorimin në rrjedhat euro-atlantike. Shqipëria mbështet gjithnjë një Maqedoni të Veriut multietnike, demokratike, të kyçur në NATO dhe BE", shprehet ish-ministri i Brendshëm Ditmir Bushati.

Të këshilluara

Vritet një person në Vlorë

Panik në Vlorë, të shtëna me armë janë njoftur pranë komisariatit ku është vrarë një grua. Ngjarja është shënuar pak minuta më parë, ndërsa ende nuk ka detaje m...

12:33

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI