Flash

Vuçiç tregon se cilat janë kushtet për dialogun me Kosovën

Lapsi.al 4 February 2019
Vuçiç tregon se cilat janë kushtet për dialogun me

Pas kushtëzimit të dialogut me heqjen e taksës, shteti serb vazhdon të zgjerojë pretendimet duke i shtuar kushtet e vendosura ndaj Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se ngecja aktuale e dialogut mund të tejkalohet vetëm kur Prishtina ta heq taksën 100% për mallrat nga Serbia.

Sipas tij, dialogu mund të vazhdojë kur Prishtina siç tha ai të ndalë provokimet, e në veçanti tentimin për t’ia ndërruar statutin Trepçës që vlerëson se është rrëmbim i pronës serbe.

Në komunikatën e lëshuar për media pas takimit me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Beograd, Denis Kiff, Vuçiç ka thënë se Serbia gjithmonë do të jetë e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në rajon.

Presidenti serb ka falenderuar Kiff për përkrahjen që vendi i tij i ka dhënë Serbisë, si dhe ka folur për dëmet që i janë shkaktuar Serbisë nga taksa e vënë njëanshëm nga Prishtina, për mallrat serbe që sipas tij rrezikon edhe dialogun në Bruksel.

Të këshilluara

5 shqiptarë kapen me kanabis në Angli

Pas një aksioni ku u përfshinë rreth 50 policë, 5 shqiptarë u arrestuan prej policisë britanike për veprën penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike të llo...

14:48

Merren vendimet në asamblenë e pedagogëve

Në mbyllje të Asamblesë së pedagogëve, këta të fundit kanë marrë disa vendime të renditura si më poshtë: Vendimet Rikonfirmimi i kërkesave të bëra më he...

14:00

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI