Zjarri ka përfshirë një banesë në lagjen “28 nëntori” në Elbasan. Brenda banesës, në momentin e përhapjes së flakëve ka qenë vetëm një i moshuar.
I moshuari është nxjerrë menjëherë prej zjarrëfikësve nga dritarja.
Të pranishëm në vendin e ngjarjes, përveç zjarrëfikëses kanë qenë edhe forcat e policisë.
Këto të fundit po punojnë për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.