Një 43 vjeçar nga Tirana thotë se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Burime të Lapsi.al konfirmojnë se personi ndaj të cilit është bërë atentati është shtetasi Edmond Kallari, i cili ka qenë shoferi i eskavatorit që goditi Ardit Gjoklajn në landfilldin e Sharrës.
Policia e Tiranës njofton se ngjarja ka ndodhur rreth në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku rreth 06:30, është njoftuar se në rrugën “5 Maji”, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit me iniciale E.K. Pas ngjarjes, autori është larguar. Policia sqaron se shtetasi E. K., nuk ka pësuar lëndime. Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Vrasja e Ardit Gjoklajt në Sharrë teksa i mituri ishte duke punuar, mbetet një ngjarjet më të rënda të viteve të fundit, për të cilën nuk është vënë ende drejtësi. Ky krim shenjon gjithashtu edhe mandatin e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili promovoi landfilldin e Sharrës si një investim model, por që në fakt për Ardit Gjoklajn ishte një biznes kriminal që i mori jetën.
©LAPSI.al