Flash

Takim 'kokë më kokë', çfarë bisedoi Vuçiç me ambasadorin e Rusisë?

Lapsi.al 5 September 2018
Takim 'kokë më kokë', çfarë bisedoi

Në një kohë kur e gjithë vëmendja është përqendruar tek dialogu Kosovë-Serbi edhe pas deklaratave për ‘shkembim territori’, presidenti Aleksandër Vuçiç, është takuar sot me ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Chepurin. Mësohet se Vuçiç ka folur me ambasadorin sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Vuçiç gjatë fjalës së tij tha se është e nevojshme që të arrihet një marrëveshje reale që nuk do të cënonte interesat shtetërore të Serbisë, transmeton Express. Nga ana tjetër Chepurin pohoi se Rusia vazhdon mbështetjen për Serbinë edhe në Kombet e Bashkuara dhe në organizatat tjera ndërkombëtare.

Kujtojmë se Vuçiç do të takohet me presidentin Hashim Thaçi në Bruksel me 7 shtator, ndërkohë dy ditë më pas pritet që të realizojë një vizitë në Kosovë, ku do të takohet me serbët në veriun e Mitrovicës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI