Flash

'Shtetrrethimi' në Shkodër, policia shoqëron 20 persona dhe bllokon 4 automjete

Lapsi.al 5 September 2018
'Shtetrrethimi' në Shkodër, policia shoqëron 20 persona

Rritja e kriminalitetit ditët e fundit në qytetin e Shkodrës ka shtuar praninë e policë në këtë qytet. Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës që patrullojnë në zonë prej një jave, i janë bashkuar edhe RENEA dhe Forcat Operacionale të Tiranës. Raportohet se janë shoqëruar 20 persona si dhe janë bllokuar katër automjete te blinduara.

Prej mbrëmjes së të martës Shkodra ndodhet në shtetrrethim. Forca të shumta të policisë, Reneas, Shqiponjat dhe Ndërhyrja e Shpejtë kanë zbarkuar me urdhër të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, me kontrolle intensive në terren.

Ato po krehin zonën e Livadheve, Dobraçin dhe Kirasin, zona që policia i cilëson problematike. 6 vrasjet pa autor dhe 2 personat e rrëmbyer janë bilanci i këtyre ditëve në Shkodër, për të cilat policia është vënë në lëvizje, ku burimet saktësojnë se janë shoqëruar në komisariat mbi 20 persona në këto orë.

Ato po merren në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore dhe prokuroria e Shkodrës në bashkëpunim me Krimet e Rënda. Krehja që po ju bëhet zonave në fjalë, është shoqëruar nga autoblindat e policisë dhe snajpera të vendosur në pika të larta, që mbajnë nën kontroll të gjithë territorin.

Gjithashtu forcat policore kanë hyrë edhe në disa banesa. Detajet e operacionit po mbahen të fshehta dhe pritet që në përmbyllje të dilet me një deklaratë për shtyp nga ana e strukturave që udhëhoqën këto grupe në terren.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI