Flash

Dyshimet, mendohet se shqiptari në Spanjë u vra për hakmarrje, bëri burg për vrasje në 2008

Lapsi.al 5 September 2018
Dyshimet, mendohet se shqiptari në Spanjë u vra për hakmarrje,

Kush ishte 43-vjeçari shqiptar që u gjet i vrarë mëngjesin e sotëm në Reus të Spanjës. Cilat ishin arsyet e atentatit me armë ndaj tij, ku tre nga plumbat e shkrehur do ti merrnin jetën? Këto janë dy pyetjet e ngritura nga policia e Spanjës, ndërkohë që hetimet vijonë. Viktima është është identifikuar si Fatmir. A., një qytetar i dënuar me burg si autor i një vrasje të kryer në një pikë karburanti në Cambrils në fillim të vitit 2008.

Pas tre muaj hetime, Garda Civile e Tarragonas do të arrestonte shqiptarin që i mori jetën një të riu 26 vjeçar me 29 shkurt të një dekadë më parë. Hetimet e para për vrasjen çuan në Reus, ku u gjet automjeti me të cilin u larguan autorët e krimit. Më pas do të vinte arrestimi i Fatmir A., më 20 maj 2008, si autor i vrasjes. Ai mbante dokumente të rreme bullgare. Një ditë më pas, policia do të arrestonte dhe Ilie S. për fshehje të krimit.

Krimi ndodhi në stacionin e shërbimit "Los Conejos" në Cambrils, ku mes personave në dy automjete ka pasur përplasje me armë zjarri. Përleshja do të përfundonte me vdekjen e 26-vjeçarit, banor i Vila-seca.Ai mori dy plumba, në kokë dhe shpatull. Atij iu gjet në dorë një pistoletë gjysmë automatike. Autorët e krimit u arratisën me makinën e tyre dhe Guardia Civil e mbylli hetimin me arrestimin e autorit të vrasjes dhe të mbulimit.

Shkak i vrasjes ishte prishja për pazaret e drogës dhe prostitucionit.  Rasti u paraqit në gjyq në vitin 2011. Një marrëveshje ndërmjet mbrojtjes dhe aktakuzës çoi në mbylljen e rastit me një dënim prej gjashtë vitesh burg për krimet e vrasjes dhe posedimin e paligjshëm të armëve. Siç u vërtetua më vonë, ditën e incidentit autorët e krimit dhe viktima ishin takuar  në afërsi të tregut Bonavista dhe më pas i dyshuari kryesor shkoi me makinë në stacionin e kaburantit në Salou. Atje ai u takua sërish me bashkatdhetarin shqiptar me të cilin ishte përballur.

Pastaj, ndërsa të gjithë ishin brenda makinës së tij, njëri prej tyre gjuajti në anën tjetër, por plumbi u rikthye jashtë derës pa shkaktuar dëme. Ai u përpoq të lëshojë një të shtënë të dytë, por arma dështoi. Personi i dytë u përgjigj duke qëlluar dy të shtëna, duke i shkaktuar vdekjen.

Fatmir hyri në burg dhe me sa duket kishte dalë kohët e fundit. Me sa duket, ai jetonte në Reus. Hakmarrja mendohet se ishte rezultati fatal i vrasjes së 43-vjeçari në lagjen La Pastoreta këtë mëngjes. Tre të shtëna të sakta në një distancë të afërt i kanë dhënë fund jetës së Fatmirit, ku njërin prej plumbave dyshohet se e ka marrë në kokë.

Të shtënat dhe shpejtësia e çmendur e automjetit alarmuan lagjen, ku disa prej banorëve do të ishin dëshmitarë okularë të krimit. Pra, një nga hipotezat e  policisë është se vrasësi ishte brenda një makine të zezë, ndoshta një Peugeot. Fqinjët shpjeguan se dëgjuan disa të shtëna dhe me sa duket tre prej tyre depërtuan në trup. Hetimet vazhdojnë për identifikimin e autorit të të shtënave dhe ndoshta një bashkëpunëtori që drejtonte mjetin.

Të këshilluara

(VIDEO) Radhë e gjatë në Kapshticë

Në doganën e Kapshticës është formuar një radhë e gjatë makinash. Pamjet e mëposhtme janë filmuar mëngjesin e sotëm. Nuk është bërë me dije se me sa sport...

10:16

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI