Flash

Partia e Boshnjakëve në Serbi e ndryshon emrin e tyre në “Vetëvendosje”

Lapsi.al 5 September 2018
Partia e Boshnjakëve në Serbi e ndryshon emrin e tyre në

Grupi politik i Sulejman Ugljaninit pak ditë më parë njoftoi pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Boshnjak me listën, "Për unitetin e Boshnjakëve - Dr. Sulejman Ugljanin", por më pas Ugljanin vendosi të ndryshojë emrin e listës dhe të riemërtonte atë në “Vetëvendosje - Dr. Sulejman Ugljanin”, shkruan Sputnik.

Sputnik më tej shkruan se, rastësisht ose jo, emrin “Vetëvendosje” e mbart dhe partia më radikale në parlamentin e Kosovës, e drejtuar nga Albin Kurti. Kjo parti është e njohur për incidentet që anëtarët e saj ndërmarrin vazhdimisht si në parlament ashtu dhe në rrugë.

Vladimir Gjukanoviq, anëtar i Kryesisë së SNS, ka thënë se Ugljanin punon shumë seriozisht, sidomos duke pasur parasysh aspiratat e tij që Sanxhaku t’i përkas të ashtuquajturës “Shqipërisë së Madhe”.

"Ai ka kohë që është duke punuar në një proces për shqiptarizimin e boshnjakëve në Sjenicë, Tutin dhe Novi Pazar dhe ka një plan dhe program serioz sesi ta realizojë këtë. Sigurisht emri i listës së tij u krijua sipas modelit të partisë së Kurtit në Kosovë, si dhe një tendencë për të thënë se Sanxhaku ka të drejtë për t’u ndarë. Ugljanin ka lindur në jug të Mitrovicës dhe ka ndërmend të ndjek shembullin e idhullit të tij Aqif Efendiut që kjo pjesë e Serbisë të shkrihet në Shqipërinë e Madhe", thotë Gjukanoviq.

Miroslav Paroviç, president i Lëvizjes Nacionalçlirimtare, është i bindur se Ugljanin dëshiron të ushtrojë presion mbi Serbinë.

“Në rajonin e Rashkës në mesin e boshnjakëve ka një histori që Sulejman Ugljanin është me origjinë shqiptare, e cila është pjesë e shpjegimit se pse emri i listës së tij mori emrin e partisë ekstremiste të shqiptarëve nga Kosova”, thotë Paroviç.

Të këshilluara

(VIDEO) Radhë e gjatë në Kapshticë

Në doganën e Kapshticës është formuar një radhë e gjatë makinash. Pamjet e mëposhtme janë filmuar mëngjesin e sotëm. Nuk është bërë me dije se me sa sport...

10:16

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI