Flash

Po ‘frikësohet’ Thaçi? Presidenti ndryshon fjalët për takimin me Vuçiçin për korrigjimin e kufijve

Lapsi.al 5 September 2018
Po ‘frikësohet’ Thaçi? Presidenti ndryshon fjalët

Pavarësisht paralajmërimeve, “Korrigjimi i kufijve” dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk do të diskutohen në takimin e së premtes ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçic.

Zyra e presidentit Thaçi ka bërë të ditur se në takimin e pasnesërm do të diskutohet rreth modaliteteve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, javë më parë kishte paralajmëruar se gjatë shtatorit do ta prezantojë në Bruksel idenë e korrigjimit të kufijve, i cili nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.
Megjithatë, në takimin e së premtes të Thaçit me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq nuk do të diskutohet për “korrigjimin e kufijve” dhe as për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Të paktën kështu ka thënë zyra e presidentit Thaçit për gazetën “Zëri”: “Korrigjimi i kufijve dhe Asociacioni nuk do të jenë në tavolinën e bisedimeve”. Më tej Presidenca thotë se në takimin e 7 shtatorit do të diskutohet për modalitetet e arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. Dje Thaçi ka thënë se në takimin e 7 shtatorit do ta prezantojë idenë e “korrigjimit të kufijve”, ndërsa Vuçiqi ka paralajmëruar se së shpejti do të dalë me propozim konkret për marrëveshjen me Kosovën./Express

Të këshilluara

Itali, arrestohen shqiptarët me kokainë

Një 37-vjeçar shqiptar me iniciale L. A., dhe një 40 vjeçar me iniciale L. G., u arrestuan nga policia në Punta Marina në Itali. Nervozizmi i dukshëm i manifest...

22:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI