Flash

VIDEO/ Provokon imami i Tiranës: Femrat duan lekë, i bëjnë meshkujt hajdutë

Lapsi.al 4 September 2018
VIDEO/ Provokon imami i Tiranës: Femrat duan lekë, i bëjnë

Ka provokuar mjaft publikimi në rrjet i një deklarate të imamit nga Tirana, Elvis Naçi. Gjatë një predikimi në Xhaminë e Tabakëve, imami thotë se femrat janë ato që “i fusin meshkujt në gjynahe”.

“Femrat duan lekë. Femrat të bëjnë hajdut. Po. Po. Femrat të bëjnë hajdut. S’ka lidhje a kanë faj femrat. Po femrat që e kanë lënë veten të jenë objekt pasioni për meshkujt…?

Zoti i udhëzoftë, por ti që u dhe pas femrave, femrat kanë kosto. Ajo femër që ti do të plotësosh pasionet vetëm për shoping kur hyn... ti duhet të vjedhësh se nuk ia del dot.

Për femrat që e japin veten për pasionin, ti duhet të bësh 1 mijë e një zullume që të blesh atë makinë që do ajo. Ja pra fillojnë veset.

Pra o njerëz të mirë që ju dua shumë mos e filloni me femrat se e mbaroni me vjedhjet. E filloni me femrat dhe e mbaroni me drogën" – thotë ndër të tjera Naçi.

Edhe disa muaj më parë Elvis Naçi u kritikua pasi në një prej predikimeve të tij, e shikonte femrën si objekt në shërbim të mashkullit. ©LAPSI.al

(Pjesa për femrat në minutën 9.30)

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI