Flash

Kryefamiljari shqiptar vret veten para se ta deportonin nga Gjermania

Lapsi.al 5 September 2018
Kryefamiljari shqiptar vret veten para se ta deportonin nga Gjermania

Në vend që të merrte biletat e avionit për t’u kthyer në Shqipëri, një kryefamiljar shqiptar vendosi t’i jepte fund jetës. Ai është hedhur nga një urë në Gjermani pak para se të deportohej.

Lajmin e bën të ditur gazeta e Izerlonit në Gjermani, IKZ.

Shqiptari duket se nuk e ka duruar idenë që do të rikthehej në atdhe.

‘Në Bashki gjenden biletat e avionit për një familje prej katër personash nga Shqipëria. Me kërkesë të shtetit gjerman, Berat Jasani (emri i ndryshuar) duhej t’i kishte marrë ato të martën për t’u kthyer në shtetin ballkanik me bashkëshorten dhe djalin e tyre të vogël.

Vetëm vajza e rritur lejohet të qëndrojë. Por Berat Jasani ka vdekur. Natën e së hënës, 42-vjeçari u hodh nga ura Almeloer’ - shkruan gazeta.

Sipas gazetës gjermane, familja kishte ardhur në Gjermani në korrik të vitit 2015.

Vajza ishte trajnuar si infermiere ndaj lejohej të qëndronte në Gjermani.

Nëna ishte kaq e sëmurë mendërisht se vajza aktualisht po kujdeset për nënën dhe djalin. Por zyra federale e emigracionit tha se gruaja mund të kuronte sëmundjen e saj në Shqipëri.

‘A u dorëzua Berati? Në një mesazh të fundit në ëhatsapp për familjen e tij, shqiptari shkruante se ndjehej i zhgënjyer dhe i poshtëruar.

Në fund të fundit ai bëri pikërisht atë që i kërkonte shoqëria gjermane: Mësoi gjuhën dhe nisi një punë. Ish-shefi i tij e përshkruan atë si një punëtor të përkushtuar. Klientët ishin të kënaqur me punën e 42-vjeçarit, ai ishte i përpiktë dhe korrekt’ - shkruan gazeta.

Sylvia Olbrich nga zyra për ndihmë ndaj refugjatëve thotë se shqiptari ishte i shqetësuar për mirëqenien e familjes së tij.

‘Që nga fillimi ai ishte i shqetësuar për të siguruar fëmijët e tij me arsim dhe punë. Vazhdimisht deri ditët e fundit pyeste nëse ka ndonjë shans që djali i tij i mitur të qëndronte në Gjermani. Në këtë kontekst e sheh edhe e bija e tij veprimin e babait. Një dëshpërim’. 

Olbrich thotë se autoritetet nuk duhet të jenë kaq të vrazhda me emigrantët.

Të shtunën është paralajmëruar një protestë-homazh.

Të këshilluara

(VIDEO) Radhë e gjatë në Kapshticë

Në doganën e Kapshticës është formuar një radhë e gjatë makinash. Pamjet e mëposhtme janë filmuar mëngjesin e sotëm. Nuk është bërë me dije se me sa sport...

10:16

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI