Flash

Basha kryeministrit Rama: Me ty në qeveri, krimi dhe oligarkët pasurohen

Lapsi.al 5 September 2018
Basha kryeministrit Rama: Me ty në qeveri, krimi dhe oligarkët

Duket se shtatori do të jetë një muaj i mbushur me zhvillime politike, pasi pozita dhe opozita kanë mbushur motorët e ‘luftës’ politike. Kështu, opozita i ka shpallur ‘luftë frontale’ maxhorancës në qeveri.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një postimi në ‘Facebook’ ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, ndërsa e akuzon atë për lidhje me krimin. Lideri i demokratëve tha se shumë biznese kanë falimentuar.

“Me Edi Ramën në qeveri, krimi dhe oligarkët pasurohen, bizneset e ndershme falimentojnë”, shkruan Basha, ndërsa ka publikuar edhe një video, të cilën e ka cilësuar si skemën e ‘pasurimit të krimit kundër bizneseve’ ku jep disa argumente kundër kësaj qeverie.

Po ashtu Basha përmes disa shifrave tha se për periudhën janar-gusht 2018 kanë falimentuar 9260 biznese, ndërsa shtoi se në 2017 ishin mbyllur 6140.

Të këshilluara

(VIDEO) Radhë e gjatë në Kapshticë

Në doganën e Kapshticës është formuar një radhë e gjatë makinash. Pamjet e mëposhtme janë filmuar mëngjesin e sotëm. Nuk është bërë me dije se me sa sport...

10:16

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI