Flash

Dështimi në aksin Tiranë-Elbasan/ Qeveria për 5 vjet nuk shtroi dot 13 kilometëra rrugë

Lapsi.al 5 September 2018
Dështimi në aksin Tiranë-Elbasan/ Qeveria për 5 vjet nuk

Rruga Tiranë – Elbasan do të hyjë në rekordet e historisë së ndërtimit të rrugëve në Shqipëri, si segmenti që ka marrë kohën më të gjatë për të përfunduar. Në 5 vitet e fundit, 13 kilometrat nga rrethrrotullimi i TEG deri në hyrje të tunelit të Elbasanit nuk janë shtruar ende. Me këto ritme i bie që të jenë ndërtuar 1.8 kilometra në vit.

Punimet për të ndërtuar rrugën që lidh Tiranën me Elbasanin filluan në vitin 2011, ndërsa tuneli i Kërrabës dhe segmenti nga tuneli për në hyrje të qytetit të Elbasanit ishin gati në pranverë të 2013-s.

13 kilometrat nga Tuneli në drejtim të Tiranës kane mbetur për 5 vjet një kantier i hapur.

Për katër muaj përfundon viti 2018-të, por pamja që kemi parë përditë në kantierin në afërsi të fshatit Ibë, që ka hapur firma që po kryen punimet për Tiranë-Elbasan, është e njëjtë. Kamionët dhe makineritë që po punojnë për shtrimin e rrugës mund të numërohen me gishtat e dorës.

Punimet vazhdojnë të zvarriten për arsye të ndryshme, njëherë për shkak të rrëshqitjeve, njëherë se nuk kishte studim gjeologjik, e pas mbylljes së projektit ishte problem i gjetjes së parave.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë thotë në një përgjigje për televizionin Klan se arsyeja kryesore se përse kilometrat e fundit kanë mbetur pa u shtruar është mungesa e fondeve.

Një javë më parë qeveria miratoi një kredi të dhënë nga OPEC me vlerë 16 milion dollarë, e cila do të shërbejë për mbylljen përfundimtare të të gjithë segmentit. Mospasjen e financimit të duhur për rrugën, Autoriteti Rrugor Shqiptar ia ve drejtimit të vjetër i cili në vitin 2016-të kërkoi shumën reale që duhej me vlerë 57 milion dollarë te OPEC, ndërsa në ministrinë e Financave, si autoritet përgjegjës për marrjen e kredisë, e bëri për një fond me vlerë 35 milion euro.

Sipas ministrisë së Infrastrukturës, kësti i fundit i OPEC do të bëhet efektiv brenda Shtatorit dhe rruga pritet të mbyllet brenda vitit.

Afati i përfundimeve është shtyrë disa herë dhe deri sot, fatura e 32 kilometrave autostradë që lidh Tiranën me Elbasanin, ka kapur vlerën e 450 milionë Dollarëve.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI