Flash

Panucci hedh në gjyq ish-presidentin Nishani, i kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim

Lapsi.al 5 September 2018
Panucci hedh në gjyq ish-presidentin Nishani, i kërkon 100 mijë

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci, ka hedhur në gjyq ish-presidentin e Shqipërisë Bujar Nishanin dhe i kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim.

Italiani duket ka mbetur i revoltuar nga një deklaratë e Nishanit pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Kosovës dhe ka vendosur të ndërmarrë masa ligjore ndaj ish-numrit 1 të shtetit.

Pas asaj ndeshjeje Nishani shkroi në rrjetet sociale se Panucci është një ‘sharlatan i cili po shkatërron edhe atë që është ndërtuar’. 

Padia është depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë me datë 20 korrik 2018. Në të kërkohet dëmshpërblim në vlerën 100 mijë euro dhe përgënjeshtrimin e deklaratave.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI