Flash

Policia jep detaje/ Vritet me thikë 14-vjeçari, arrestohet autori

Lapsi.al 5 September 2018
Policia jep detaje/ Vritet me thikë 14-vjeçari, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë raportohet në Fushë Mamurras të Kurbinit.

Një 14-vjeçar me iniciale A.S. ka gjetur vdekjen pasditen e së mërkurës pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar.

Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një grindje mes tyre, megjithatë nuk ka ende detaje të qarta për ngjarjen e rëndë.

Në një njoftim paraprak, policia thotë se autori është një 15-vjeçar me iniciale A.Xh. dhe shkak për sherrin është bërë një konflikt i çastit.

I mituri u transportua në spital, por nuk mundi t’ju mbijetoje plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Autori i dyshuar i vrasjes është arrestuar ndërsa po kryhen të gjitha veprimet procedurale për rastin.

Njoftimi i policisë

Sot, rreth orës 20:34, është marrë njoftim se në Fushë Mamurras në Kurbin, shtetasi A.Xh. 15 vjeç, banues në Fushë Mamurras,  ka goditur me mjet prerës ( dyshohet thikë) shtetasin e mitur A.S. 14 vjeç, banues në Fushë Mamurras, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Nga veprimet hetimore dyshohet si pasojë e një konflikti të çastit.

Autori i dyshuar është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme hetimore proçedurale, për veprën penale të kryer.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhen në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI