Flash

Basha tregon vendimin që morën në Shkodër: Nuk bëhemi pjesë e fasadës në Parlament

Lapsi.al 5 September 2018
Basha tregon vendimin që morën në Shkodër: Nuk bëhemi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë se opozita nuk do të bëhet pjesë e fasadës së qeverisë, në një kohë kur ajo është e lidhur me krimin. Duke folur gjatë një inverviste në emisionin 'Fakt', Basha mohoi se në Shkodër opozita të këtë bërë thirrje për armatosje të qytetarëve nëse nuk ka reagim nga qeveria. Më poshtë pjesë nga intervista.

Cili do të jetë raporti i opozitës me Parlamentin?

Raporti i opozitës me Parlamentin do të jetë raporti që pamundëson fasadizimin e një parlamenti, e një qeverie të marrë peng nga krimi. Që do të thotë se as ligje nuk mund të bëjmë, as normalitet nuk mund të kemi sa kohë që në Parlament dhe në qeveri ulen njerëz tashmë të faktuar si njerëz të lidhur me krimin, nga Fatmir Xhafa te Taulant Balla, te Jurgis Çyrbja me shokë.

Basha në takimin e pardjeshëm në Shkodër a ka patur zëra nga përfaqësues të ndryshëm të opozitës se në rast mosveprimi nga qeveria, t’u bëhet thirrje qytetarëve për vetë armatosje?

Jo!

A e shikoni si opsion?

Sigurisht që jo! Sepse kjo në vetvete do t’i jepte fund politikës. Duhet të kuptojë diçka, ne ekzistojmë si parti politike, Partia Demokratike ekziston për t’i dhënë qytetarëve një zgjidhje politike, për të dhënë një alternativë, një shpresë, për t’i dhënë mundësinë që të kalojmë një bashkëqeverisje me krimin te një qeveri e cila në vend që të bëjë pakt me krimin e shtypë.

Si do të mundni krimin në politikë z.Basha?

Ne nuk kemi punë me krimin në politikë se ne nuk kemi as polici, as xhandarmëri tonën, por ne kemi punë me qeverinë që është gjysma e bandës. Ne me bandat luftë nuk bëjmë dot, por me qeverinë që mbështet bandat po, luftë politike deri në rrëzimin e saj dhe zëvendësimin e saj me një qeveri e cila ka vullnetin, planin dhe vendosmërinë për të rivendosur rendin publik, për të çliruar Shqipërinë nga zgjedha e krimit të organizuar dhe për t’i dhënë Shqipërisë një cikël normal sigurie, rendi dhe zhvillimi ekonomik. Jo luftë me bandat, por luftë me qeverinë që mbështet bandat. Sepse siç e thash partia politike nuk është detashmen ushtarak, nuk është polici alternative, nuk ka forcë paramilitare. Por luftë politike me qeverinë për ta zëvendësuar bashkëqeverisjen me krimin me një qeveri që e lufton, që ndëshkon dhe nuk e mbron e bashkëpunon me krimin.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI