Flash

Investigimi/ Shoqata artistike “Ferdinand Deda” në Tiranë, rekruton vajza për prostitucion në Maqedoni

Lapsi.al 5 September 2018
Investigimi/ Shoqata artistike “Ferdinand Deda” në Tiranë,

Nën emrin e një shoqate artistike, disa persona kërkojnë të punësojnë vajza të reja si sekretare nëpërmjet njoftimeve “online” dhe më pas rekrutoheshin si prostituta në lokale nate, në një qytet të Maqedonisë.

Gazetarë të “Fiks Fare” kanë zbuluar këtë rrjet prostitucioni dhe treguan me fakte sesi rekrutohen vajzat e reja, si kalonin në kufi nën logon e një shoqate artistike, e më pas punonin si punëtore seksi në lokale.

Shoqata artistike “Ferdinand Deda”, me seli në Tiranë, mashtronte me vendet e punës të cilat reklamonte, pasi në të vërtetë ajo rekrutonte punonjëse seksi nëpërmjet njoftimeve “online” të punësimit. Shoqata kërkonte të punësonte vajza të reja si sekretare, ndërkohë që në të vërtetë rekrutoheshin për punonjëse seksi. Pasi njoftoheshin për pozicionin e punës, vajzave iu bëhej më pas e qartë puna që duhej të bënin.

Pas një denoncimi në redaksinë e emisionit investigativ se shoqata artistike “Ferdinand Deda” kërkonte sekretare, por në fakt mashtronte pasi në të vërtet puna ishte si prostitutë, “Fiks Fare” nisi një investigim.

Gazetarja fillimisht telefonoi në numrin që kjo shoqatë kishte vënë në dispozicion, në një portal punësimi “online”. Në telefon, përgjigjja erdhi nga Shpëtimi, kryetari i kësaj shoqate, i cili menjëherë shprehu se ishte i interesuar për punonjëse dhe shpjegoi shkurtimisht pozicionin e punës.

Kriter për ta fituar atë ishte paraqitja e jashtme. Shpëtimi tha se kjo shoqatë menaxhonte një arenë artistike dhe se puna ishte në Maqedoni. Ai kërkoi edhe vajza të tjera, duke thënë se kishte nevojë për staf, e sipas tij vajzat duhej të ishin të paraqitshme dhe pa impenjime familjare.

“Nëse je pa impenjime është koha që ti të bësh lekë. 1.200 euro rrogë bazë, 40 euro çdo mbrëmje, plus bakshishe. Po të jesh gocë e zgjuar merr 70-80 euro bakshish”, shprehet Shpëtimi.

“Fiks Fare” realizoi më pas një takim me kryetarin e shoqatës në një nga baret e kryeqytetit, ku pas këtij takimi, gazetarja e fitoi menjëherë pozicionin e punës. Përveç pagës së majme prej 1.200 eurosh, ai i shpjegon se nëse ajo do të ishte e shkathët, do të kishte bakshishe të majme që mund të arrinin deri në 80 euro në ditë.

Madje, Shpëtimi i propozoi gazetares së “Fiksit” të niseshim menjëherë për Maqedoni, pasi iu duk e përshtatshme dhe mjaft e shkathët për punën. Përpos këtyre, ajo kishte dhe forma shumë të mira fizike, siç shprehet kryetari i shoqatës. Ai i tregon gjithashtu se në Tetovë të Maqedonisë, klientët shpenzojnë shuma të mëdha parash për femrat, madje kanë arritur edhe në 10 mijë euro. Shpëtimi i shpjegon gazetares se mban vulën dhe vendimin e gjykatës si kryetar i shoqatës “Ferdinand Deda” dhe se është gjithashtu edhe punonjës i cirkut. Këtë fakt, ai e përdor edhe në Doganë për të mos pasur probleme në kalimet e shumta që bën me femra të ndryshme.

Pas takimit me kryetarin e shoqatës, gazetarja niset të nesërmen në Maqedoni, së bashku me dy vajza të tjera që ishin prej kohësh punonjëse të lokalit. Në Doganën e Morinës, Shpëtimi i thotë policit kufitar se janë punonjës të cirkut dhe se po shkojnë për shfaqe artistike. Gjatë udhëtimit për Tetovë, vajzat i shpjegojnë gazetares së “Fiksit” sesi punohet dhe sesi mund të fitojë më shumë parà.

Njëra nga punonjëset i thotë se klienti duhet mbajtur gjatë, që ai të vijë më shpesh në lokal dhe të mos kërkojë vajza të tjera, e nëse ndonjë klient i ofronte shumë parà mund të shkonte me të. Por, ato thanë se, më të detajuara rregullat e lojës do t’ia shpjegonin gazetares vet pronarët e lokalit dhe hotelit ku do të shkonin.

Përgjegjësja e vajzave kishte mbi 7 muaj qëndrimi në Maqedoni, por me ndihmën e pronarëve kishte arritur ta rregullonte qëndrimin e gjatë në Maqedoni dhe të hynte e dilte sa herë që të donte. Ndërkohë, ajo nuk harron të këshillojë gazetaren e “Fiksit” se nuk duhet të tregonte në doganë se çfarë pune bën realisht.

Pas mbërritjes në Tetovë, gazetarja akomodohet te shtëpia ku banojnë të gjitha punonjëset e lokalit, dhe një pjesë prej tyre i kishte sjellë Shpëtimi i shoqatës artistike. Njëra nga vajzat i tregoi gazetares se edhe ajo kishte rënë prè e këtij mashtrimi nga ana e Shpëtimit, pasi ajo në të vërtet ishte në kërkim të një pune si parukiere.

Realitetin dhe punën e vërtetë e kishte kuptuar vetëm kur kishte mbërritur në Maqedoni. Në mbrëmje, të gjitha vajzat, pasi u përgatitën me veshje provokuese iu drejtuan lokalit ku zhvillohej aktiviteti. Pasi lokali u mbush me klientë, të gjitha vajzat duhet të qëndronin pranë tyre dhe të kënaqnin klientët në mënyrë që ata t’u ofronin pije.

Gazetari i “Fiksit”, i cili shkoi në lokal si klient, bisedoi me pronarin nëse mund të merrte ndonjë nga vajzat për të kaluar natën. Ai iu shpreh se kjo bëhej kundrejt pagesës prej 50 euro.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI