Flash

Operacioni i policisë/ 4 të arrestuar dhe 4 makina luksoze të sekuestruara në Shkodër

Lapsi.al 5 September 2018
Operacioni i policisë/ 4 të arrestuar dhe 4 makina luksoze të

4 persona janë arrestuar nga policia pas kontrolleve në lagjet Kiras dhe Dobraç të Shkodrës. Arrestimet që ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga policia u kryen pas aksionit që nisi mesnatën e së martës. Edhe 4 makina luksoze u sekuestruan.

Mediat raportojnë se njëri nga 4 personat e arrestuar është nga familja Bajraj. Nuk ka të dhëna nëse mes tyre janë edhe autorët e vrasjeve të fundit në Shkodër. Sipas Report Tv personat e arrestuar janë të dyshuar si të përfshirë në krimet e fundit, ndërsa janë sekuestruar makina të blinduara, celularë dhe fishekë. Makinat e blinduara janë në përdorim të familjeve Lici dhe Bajri. 4 automjetet e sekuestruara janë 'Benz Rexhina', 'BMW Seria 7', në pronësi të Licajve dhe dy 'Audi' luksoze të familjes Bajraj.

RENEA u fut sot në lagjen Dobraç, aty ku banon fisi i Bajrave. Po ashtu kontrollet janë bërë edhe në lagjen Kiras, ku banojnë anëtarët e familjes Lici. Fakti që RENEA me automjete të blinduara kishte shkuar në Shkodër, ka bërë që asnjë prej anëtarëve të këtyre familjeve të mos lëvizin në qytet me automjete të blinduara dhe sekuestrimi i tyre është bërë në oborre ose garazhe. Në orën 05:00 të mëngjesit janë fikur dritat në zonat ku do të bëhej kontrolli.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI