Flash

Ministri Klosi: Mbi 1 milion turistë kanë hyrë në vend gjatë gushtit

Lapsi.al 29 August 2018
Ministri Klosi: Mbi 1 milion turistë kanë hyrë në vend

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, deklaroi se në muajin gusht kanë hyrë në vend plot 1 miljon e 345 mijë turistë.

Sipas tij, ka një rritje më shumë se 20%, duke e krahasuar me të njëjtin muaj me vitin e kaluar.

“Sipas informacionit që kam nga Ministria e Brendshme, për muajin gusht kanë hyrë në vend 1345000 turistë. Dhe sipas ligjit shqiptar për turizmin, turist quhen ata të huaj që vijnë dhe rrinë mbi një ditë në Shqipëri”, deklaroi Klosi në Lezhë.

Po ashtu ai tha se  brenda vitit 2021, është një sfidë për të sjellë mbi 10 milionë turistë në vend.

Por për Kryeministrin, Edi Rama, kjo sfidë është për vitin 2025, por e ftoi Klosin që ta realizojë nëse mundet dhe më para.

Të këshilluara

Dëbohet nga Italia shqiptari i lidhur me ISIS

28 vjeçari shqiptar i larguar për terrorizëm nga Italia është dëbuar me urdhër te datës 23 gusht. Që prej 24 gushtit ndodhet në Tiranë dhe është marrë në zot...

15:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI